Pasi Thaçi përmendi Rugovën, reagon Isa Mustafa për çështjen e kufijve

Pasi Thaçi përmendi Rugovën, reagon Isa Mustafa për çështjen e kufijve

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të vendit, Hashim Thaçit, ku tha se idenë për korrigjim të kufijve e ka marrë nga ish-presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova. Mustafa ka shkruar se këto janë tendenca qëllimkeqe që të relativizohet qëndrimi i partisë së tij për dialogun e Kosovës me Serbinë

Mustafa ka shkruar në Facebook se LDK-ja vlerëson se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet pa e cenuar në asnjë formë shtetësinë e Kosovës, të përcaktuar në Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit të vitit 2008.

“LDK-ja vlerëson se Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet pa e cënuar në asnjë formë shtetësinë e Kosovës, të përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit 2008, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; pra kufijtë, integriteti territorial dhe karakteri unitar i shtetit nuk mund të jenë temë e dialogut”, ka theksuar Mustafa në statusin e tij në Facebook.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0