Pashë vdekjen me sy, mos dilni nga shtëpia

Pashë vdekjen me sy, mos dilni nga shtëpia

Në një intervistë për “ABC News”, i riu nga Italia Fausto Russo, i prekur nga COVID- 19 ka rrëfyer rrezikun në të cilin u gjend për shkak të koronavirusit.

Ai gjithashtu ka bërë një apel shumë të rëndësishëm edhe për shqiptarët duke theksuar se kjo sëmundje nuk është shaka dhe se pavarësisht aktivitetit të tij sportiv ky virus i rrezikoi jetën.

“Jam në spital prej 18 ditësh. Simptomat e para i kam ndjerë në 5 mars teksa punoja në shtëpi. Kisha temperaturë, nuk mund të lëvizja nga krevati, ushqehesha nëpërmjet tubave.

Kam ripërsëritur tamponin për virusin dhe analizat rutinë të gjakut për të parë nëse kam akoma virus. Tani jam vetëm një trajner. Kam qenë aktiv në futboll”, tregoi ai.

Si është e mundur që me këtë jetë aktive dhe sportist të infektohesh me COVID-19?

“Ky është thelbi i dëshmisë time. Pasi në fillim flitej që virusi prek të moshuarit. Unë jam dëshmia e gjallë që në 38 vjet nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor, nuk pi duhan dhe pavarësisht kësaj virusi më ka goditur dhe gati më vrau. Mesazhi duhet të jetë i fortë, është një virus që godet dhe mbi të gjithë ecën në këmbët e tyre që nuk shfaqin simptoma. Janë pikërisht ata që e përhapin virusin, njerëzit që nuk shfaqin simptoma.

Pas javës së parë, pasi hoqa kaskën, të hënën e 16 marsit mu afrua një doktoreshë e cila më propozoi ilaçin që përdoret kundër reumatizmës. E vetmja mënyrë për ta marrë, ishte në rrugën venoze. Firmosa dokumentin për të pranuar këtë eksperiment në trupin tim. Brenda 48 orëve u përmirësova 60%, ndërsa për dy ditë ndjeva një përmirësim edhe më të madh në trupin tim”.

Është një ilaç protokolli apo eksperiment?

Russo: Në Itali është ende një ilaç në eksperiment e sipër. Këtu po jap dëshminë tim dhe po them që funksionon”.

Gjithashtu ai theksoi se prej 17 ditësh jeton i mbyllur duke parë njerëz që po vdesin, ndërkohë ai u shpreh edhe me një mesazh për shqiptarët që po jetojnë në karantinë.

“Kam 17 ditë që jetoj këtu i mbyllur kam par njerëz që vdesin.

E vetmja armë që ka populli shqiptar është të vetëizolohet. Virusi është tek njerëzit pa simptoma. Duhet të keni durim të qëndroni në shtëpi, sepse ky virus ka nevojë vetëm për 14 ditë izolim. Qëndroni në shtëpi dhe vlerësoni gjërat e vogla.

Para 10 minutash bëra tamponin e koronavirusit, nesër besoj do të kem rezultate dhe nëse do zoti, në fundjavë do të jem në shtëpi.

Ndër të tjera ai tha se populli shqiptar duhet të ketë durim dhe ndjenjën e ndërgjegjësimit për të kuptuar se, kjo nuk është shaka”, u shpreh ai./abcnews.al

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: