Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021

Pandemia Covid-19 e ka transformuar peizazhin e udhëtimit në diçka të shëmtuar dhe një frikë të madhe për mbarë njerëzimin.

Vendet në të gjithë botën po hyjnë në bllokime të reja, dhe patjetër personat që udhëtojnë, duhet të jenë të vaksinuar.

Treguesi i Pasaportave Henley, i cili mat periodikisht pasaportat më miqësore dhe më të fuqishme  në botë për udhëtimet, sapo ka publikuar raportin e tij të fundit, duke vlerësuar pasaportat më të fuqishme gjatë vitit 2021.

Japonia- Pasaporta japoneze llogaritet njëra ndër të parat, si dokumenti më i fuqishëm në botë, duke vijuar me të tjerat vende si:
Singapori, Gjermania, Italia, Finlanda, Hungaria, Zvicra, SHBA, Suedia, Austria, Luksemburgu dhe Kanada.

Ndërsa pasaportat që nuk kanë ndonjë vlerë të madhe qarkullimi dhe që llogariten si pasaportat më të këqija sipas CNN janë:

Pakistani, Koreja e Veriut, Siria, Libia dhe Afganistani.

Treguesi i  Pasaportave Henley bazohet në të dhënat e siguruara nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror (IATA) dhe mbulon 199 pasaporta dhe 227 destinacione udhëtimi. Ai azhurnohet në kohë reale gjatë gjithë vitit, ku dhe kur hyjnë në fuqi ndryshimet e politikës së vizave.

Indeksi i Pasaportave të Arton Capital merr në konsideratë pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë territoreve, ROC Taiwan, Macau (SAR China), Hong Kong (SAR China), Kosova, Territori Palestinez dhe Vatikani. Territoret e aneksuara në vendet e tjera janë të përjashtuara, shkruan CNN, transmeton Express.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0