Pas Volvo-s, kinezët blejnë edhe Mercedesin

Pas Volvo-s, kinezët blejnë edhe Mercedesin

Duket se firmat kineze nuk kanë të ndalur në turin e tyre të blerjes së kompanive evropiane. Rasti më i fundit që u publikua dje përmes një komunikate ishte ai ku prodhuesi kinez i automobilave Geely deklaroi se kishte blerë 10% të aksioneve të përgjithshme të prodhuesit gjerman Daimler Benz, për afro 7.5 miliardë euro.

10% mund të duken pak, por kjo shifër e bën firmën kineze aksionarin më të madh në Daimler. Deri para këtij rasti, aksionari më i madh tek Daimler ishte fondi shtetëror i Kuwaitit me rreth 6%.

Kjo nuk është hera e parë që firma kineze Geely blen një prodhues evropian. Në vitin 2010 ata kishin shpëtuar prodhuesin Volvo nga falimentimi, duke blerë të gjitha aksionet. Tani Volvo është kompani profitabile dhe zgjeruar prezencën në treg me dizajne atraktive.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0