Pas vdekjes tragjike të dy djemve në Shqipëri, kërkohet ndihmë për familjen Abazi

Pas vdekjes tragjike të dy djemve në Shqipëri, kërkohet ndihmë për familjen Abazi

Në internet ka filluar mbledhja e të hollave për dy djemtë e familjes Abazi që ndërruan jetë tragjikisht pas tërmetit në Shqipëri, shkruan Gazeta Express.

Në këtë fushatë për mbledhje të parave që ka nisur online, shkruhet se familja Abazi ka kushte të vështira familjare, derisa, dy djemtë e familjes, Shemsedini dhe Isai kishin shkuar në Durrës për të punuar.

Kujtojmë që trupi i pajetë i njërit nga vëllezërit Abazi u gjet sot në orët e para të mëngjesit, pas shumë orë kërkimesh./Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0