Pas tre vjetëve, Prokuroria kërkon ekspertizë për vdekjen e 36-vjeçares që dyshohet se iu dha gjak gabimisht

Pas tre vjetëve, Prokuroria kërkon ekspertizë për vdekjen e 36-vjeçares që dyshohet se iu dha gjak gabimisht

Institucionet e hetuesisë nuk kanë rezultate konkrete edhe tre vjet pas vdekjes se një 36-vjeçareje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Dyshimet e para të shkakut të vdekjes ishin ndryshimi i grupit të gjakut. Doza e gabuar e grupit të gjakut në shkurtin e vitit 2016 ishte pista e parë që hetuesia pati thënë se po e hulumtonte për zbulimin e arsyeve të vdekjes.

38 muaj pas vdekjes së 36-vjeçares nga Prishtina janë ndërruar tre prokurorë, por ende nuk ka asnjë rrethanë të sqaruar. Dy prokurorë që e kanë trajtuar rastin i kanë intervistuar disa nga punonjësit e QKUK-së. Këtë e kanë bërë pa kërkuar asnjëherë ekspertizë për rastin e vdekjes së 36-vjeçares. Siç ka mësuar gazeta, kërkesa për një ekspertizë rreth rastit është bërë vetëm disa javë më parë nga prokurori i tretë që e ka marrë rastin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Burimet brenda hetuesisë i kanë thënë gazetës se Prokuroria e Shtetit deri tash nuk ka siguruar asnjë provë të re. Sipas këtij burimi, të vetmin veprim që e ka ndërmarrë hetuesia për më shumë se tre vjet është intervistimi i disa zyrtarëve në QKUK.

COMMENTS

DISQUS: 0