Pas takimit me Mustafën, Kurti thotë se u morën vesh që tri ditë pas certifikimit të rezultatit ta bëjmë qeverinë

Pas takimit me Mustafën, Kurti thotë se u morën vesh që tri ditë pas certifikimit të rezultatit ta bëjmë qeverinë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se

Patëm një takim konstruktiv me kryetarin e LDK me ç’rast në të njëjtën kohë kishim edhe takimin e grupeve tona punuese që po e harmonizojnë programin e ardhshëm qeverisës.

Sipas tij në këtë takim u diskutua për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe u morën vesh që një or pas certifikimit të rezultatit do të takohen në mënyrë që ta bëjnë marrëveshjen brenda 3-4 ditëve.

“Jemi marrë vesh që do të merremi vesh menjëherë pas certifikimit të rezultateve me ç ‘rast ftesa ime dhe përgjigja pozitive e kryetarit Mustafa është tashmë e dhënë se një orë pas rezultateve të KQZ ne do të takohemi për ta kryer brenda 72 orëve ose më pak de 100 orëve marrëveshjen tonë përfundimtare për koalicionin qeverisës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë takimet mes grupeve punuese për harmo nizamin e programit qeverisës i cili i ka 26 faqe tekst.

Ai thotë se me këtë kanë dëshmuar një kulturë të re të formimit të qeverisë.

Kurti tha se u darkorduan për një tempo të re.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: