Pas skandalit me hartën, Rama goditet nga deputeti i LDK-së

Pas skandalit me hartën, Rama goditet nga deputeti i LDK-së

Kanë filluar reagimet nga ana e palës kosovare pas publikimit të një harte që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka publikuar në të cilën Republika e Kosovës figuron brenda territorit të Serbisë.

E sqarime nga Rama po kërkojnë deputetët nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Arben Gashi nga LDK-ja në një deklaratë për Gazetën Express thotë se Ramës nuk i falen gabimet e tilla.

“Nuk i falet edhe nëse është e paqëllimshme që kryeministri i Shqipërisë me bë asi gabime”, thotë Gashi, duke shtuar se Shqipëria duhet të tregohet shumë e kujdesshme në raport me Kosovën.

“Mendoj se është veprim i gabuar në të gjitha rastet dhe Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme në raport me Kosovën”.

Pyetur se a duhet të kërkojë falje Rama për një veprim të tillë, Gashi thotë se ai duhet sqaruar situatën të paktën.

“Duhet ta sqarojë të paktën”.

E kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke iu uruar mirëmëngjesi ndjekësve të tij në Facebook, me një fytyrë të zgërdhirë, ka treguar hartën e “investimeve për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë në zonat rurale të vendit nga veriu në jug” të Shqipërisë në kuadër të një videoje që e ka shpërndarë disa orë më parë.

Por, ajo që shqetëson, siç mund ta vini re, është se territori i Republikës së Kosovës është lënë brenda Serbisë. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0