Pas shkarkimit, reagon Bedri Istrefi

Pas shkarkimit, reagon Bedri Istrefi

Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës e ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv të kësaj kompanie, Bedri Istrefin. Mësohet se janë shkarkuar edhe zyrtari kryesor i financave dhe thesarit, dy zëvendësshefat ekzekutiv derisa janë bërë edhe emërimet për ushtrues detyre në këto poste.

Lidhur, më këtë vendim kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, thotë të mos jetë njoftuar zyrtarisht për këtë.

“E dëgjova që ka marrë vendim për shkarkim, ende nuk kam asgjë”, ka thënë Istrefi, për Insajderin.

Istrefi, ka thënë se me vet faktin që ministrja Hajdari, ka deklaruar kështu në këtë mënyrë ka bërë shkelje ligjore.

“E dyta ministrja me vet fatin që ka deklaru kështu, është duke bërë shkelje ligjore dhe shpresoj që nuk ka bërë kështu sepse kjo është jashtëzakonisht e frikshme, kur një zyrtar me pozicion të caktuar në institucion ndërhyn kështu në ligj, në këtë formë është jashtëzakonisht e frikshme”, ka thënë ai.

Istrefi, ka thënë se nëse kjo është e vërtetë atëherë do të ngrit kallëzim penal ndaj ministres Hajdari për shkelje ligjore dhe dëmtim imazhi.

“Beso se nuk po di çka të them sepse detaje nuk kam asgjë . Unë nëse ka diçka prej kësaj, do të ngrisë kallëzim penal ndaj ministres Hajdari për shkelje ligjore dhe dëmtim imazhi”, ka thënë Istrefi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0