Pas rezultatit me Çekinë, flet përzgjedhësi i Kosovës

Pas rezultatit me Çekinë, flet përzgjedhësi i Kosovës

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se Kosova e pati të pamundur të bënte lojën e vet në ndeshjen me Çekinë, në eliminatoret për “Euro 2020”.

Kosova u mposht 2 me 1 me humbjen që ia shuan shanset për kualifikim në Evropian përmes kualifikimeve të rregullta.

Sipas tij, loja e Kosovës u pamundësua sepse “Çekia ishte shumë e fortë”.

“Nuk do të ndryshojë asgjë. Problemi ishte sepse kam folur edhe me ekipin. Kemi folur në zhveshtore se si të luajmë lojën tonë. Rezultati s’ishte i rëndësishëm, por loja jonë. Por s’ishte e mundur sepse Çekia ishte shumë e fortë”, ka thënë ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0