Pas marrjes në pyetje në Hagë, Remi kthehet në Kosovë

Pas marrjes në pyetje në Hagë, Remi kthehet në Kosovë

Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, në Hagë, ka përfunduar sot marrjen në pyetje të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi.

Ish-eprori i UÇK’së në zonën e Llapit tani do të kthehet në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar ekipi i avokatëve mbrojtës të Remit, në një prononcim për Gazetën Express.

“Po, Remi do të kthehet në Kosovë”, thuhet shkurt në përgjigjen e mbrojtjes së Remit.

Nuk dihet nëse Remi do të thirret prapë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ish-komandanti i UÇK’së është deklaruar para gazetarëve, pas përfundimit të marrjes së tij në pyetje, në Holandë.

“Sot përfundoi intervista pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë”, është shprehur Mustafa, në mbrëmjen e së martës.

“Unë isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar”, ka thënë ish-komandanti i UÇK’së. “Ka qenë intervistë e gjatë. Sot përfundoi”, ka shtuar ai.

“Pyetjet ishin shumë serioze. Kemi qenë edhe ne shumë seriozë gjatë përgjigjeve. Dhe, sapo përfunduam”, ka përfunduar Remi.

Marrja e tij në pyetje në Hagë ka zgjatur rreth nëntë orë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0