Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në ka shpallur kryetar nderi ish – kryetarin e Parlamentit të Studentëve në UP, Fazli Jashari, i cili është djali i Rifat Jashari (vëllait të komandantit legjendar, Adem Jashari).
Kështu thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Parlamenti Studentor.
“Për Parlamentin e Studentëve dhe studentët e UP-së është nder që një anëtar i familjes emblematike Jashari e cila dha shumë për Kosovën, ishte kryetar i Parlamentit të Studentëve të UP-së”, thuhet në këtë njoftim.
Ndryshe, Fazli Jashari ishte kryetar i Parlamentit të Studentëve në periudhën 2012-2013.
COMMENTS