Paralajmërim i tmerrshëm i OKB-së: Bota do të bëhet “ferr i pabanueshëm”

Paralajmërim i tmerrshëm i OKB-së: Bota do të bëhet “ferr i pabanueshëm”

Raporti i Organizatës së Kombeve të Bashkuara thotë se 20 vitet e fundit kanë parë një rritje marramendëse të katastrofave natyrore dhe kjo është pasojë e krizës klimatike. Prandaj, OKB parashikon se bota do të bëhet “ferr i pabanueshëm” për miliona njerëz nëse problemi nuk zgjidhet nga autoritetet.

Studiuesit kanë vënë në dukje dështimin e udhëheqësve politikë dhe të biznesit për të marrë masa të rëndësishme për ta zbutur ndikimin e ndryshimit të klimës. Siç deklaruan ata, pandemia e koronavirusit, e cila mori më shumë se një milion jetë në mbarë globin dhe infektoi të paktën 37 milion në botë, zbuloi dështimin e pothuajse të gjitha shteteve për ta parandaluar valën e vdekjes dhe sëmundjes, pavarësisht nga përsëritja e vazhdueshme e paralajmërimeve nga ekspertët.

Të dhënat tregojnë se midis vitit 2000 dhe 2019, kishte 7,348 katastrofa të mëdha natyrore, përfshirë tërmete, tsunami dhe uragane, të cilat morën jetën e 1,23 milion njerëzve dhe prekën 4,2 miliardë të tjerë, duke rezultuar në humbje ekonomike globale prej 2,97 trilionë dollarë.

Siç u theksua, kjo është pothuajse dy herë më shumë se 4,212 katastrofa që u regjistruan nga 1980 deri në 1999, raportoi Klix.ba.

Shumica dërrmuese e këtyre katastrofave ishin të lidhura me klimën, dhe studiuesit raportuan një numër të madh përmbytjesh, stuhish, thatësirash, valë nxehtësie, uragane dhe zjarre pyjesh në 20 vitet e fundit dhe se ato u rritën ndjeshëm gjatë asaj periudhe.

Rritja e shpejtë e këtyre katastrofave është e lidhur me rritjen e temperaturave globale për të cilat shkencëtarët thonë se po rrisin frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit.

“Është konfuze që ne me vetëdije po vazhdojmë të mbjellim farën e shkatërrimit tonë. Në fakt, gjithçka ka të bëjë me mënyrën se si qeverisim, nëse duam ta shpëtojmë këtë planet nga murtaja e varfërisë, humbja e mëtejshme e specieve dhe biodiversiteti, shpërthimi i rrezikut urban dhe pasojat më të këqija të ngrohjes globale”, thuhet në raportin e OKB-së. /GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0