Palët informohen mbi rëndësinë dhe mundësitë e Ndërmarrësisë Sociale në Kosovë

Palët informohen mbi rëndësinë dhe mundësitë e Ndërmarrësisë Sociale në Kosovë

Sot, Fondacioni Kosovar për Mbeshtetje të Ndërmarrësisë Sociale (Kosovar Social Enterprise Foundation- KSEF), organizoi takimin e radhës me përfaqësues të organizatave dhe ekspertë vendorë me qëllim informimin dhe diskutimin mbi komentet dhe rekomandimet nga procesi i konsultimeve publike të projektrregullores për procedurat e regjistrimit të ndërmarrjeve sociale, raporton EkonomiaSot.

Aty u tha se ndërmarrësia sociale është një praktikë e dëshmuar në shumë vende të botës.

Driton Bajraktari nga Fondacioni Kosovar për Mbështetje të Ndërmarrësisë Sociale, informoi palët e interesuara mbi ecurinë e akteve ligjore e nënligjiore mbi mënyrën e regjistrimit dhe funksionimit të ndërmarrjeve sociale.

Ai tha se procesi i rregullimit ligjor ende nuk është i hapur deri në muajin dhjetor të këtij viti, derisa shpreson që të mos krijohen pengesa në proces.

Bajraktari tha se “ndërmarrjet sociale do t’i hapin rrugë zhvillimit dhe qasjes në ekonomi të grupeve të cënueshme”

Gjithashtu aty u tha se Komisioni Evropian ka në pritje një shumë të madhe mjetesh të dedikuara për ndërmarrjet sociale të cilat do të themelohen pas kompletimit të infrastrukturës ligjore.

KSEF, është duke e zbatuar projektin;
“Avokim për rregullimin e procedurave të regjistrimit të ndërmarrjeve sociale në Kosovë”, projekt në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, që zbatohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), dhe mbështetet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Projekti synon përmirësimin e legjislacionit dytësor për sektorin e ndërmarrësisë sociale, drejtë miratimit të projekt rregulloreve, e në fokus projekt rregulloren për regjistrimin e subjekteve të ndërmarrjeve sociale në Kosovë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0