Pal Lekaj vitin e kaluar fshehurazi nënshkroi vazhdimin e monopolit të homologimit (Dokument)

Pal Lekaj vitin e kaluar fshehurazi nënshkroi vazhdimin e monopolit të homologimit (Dokument)

Në muajin prill të vitit të kaluar, pa shumë bujë, Pal Lekaj kishte nënshkruar Udhëzimin Administrativ 02/2018 me anë të të cilit mundësohet vazhdimi i monopolit të kompanisë EuroLab në homologimin e veturave, raporton EkonomiaSot.

Kjo gjë mund të shihet në nenin 22 të këtij udhëzimi administrativ, ku shkruan se “Subjekti i autorizuar për ushtrimin e veprimtarisë së homologimit vazhdon ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive sipas nenit 4 të këtij udhëzimi administrativ”.

Kompania EuroLab është pronë e familjes Devolli, dhe ka pasur monopolin në aktivitetin e homologimit të veturave që importohen që nga viti 2008, kur këtë ia kishte mundësuar ministri i atëhershëm i Telekomunikacionit, Fatmir Limaj.

Për shkak të këtij monopoli, kosovarët paguajnë më së shtrenjti në rajon për shërbimin e homologimit. Në lidhje me këtë, përfaqësuesja e BE-së, Nataliya Apostolova kërkoi nga deputetët që të ushtrojnë ndikimin e tyre dhe të ndalojnë vazhdimin e këtij monopoli.

Kjo temë poashtu nxiti edhe reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, i cili kritikoi ashpër qeverinë Haradinaj si dhe kompaninë EuroLab për këtë dëmtim që po ua bëjnë qytetarëve. /EkonomiaSot

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0