Pal Lekaj u konsultua me Devollët gjatë hartimit të Udhëzimit Administrativ për homologim (dokument)

Pal Lekaj u konsultua me Devollët gjatë hartimit të Udhëzimit Administrativ për homologim (dokument)

EkonomiaSot ka siguruar një letër, në të cilën thuhet se kompania EuroLab ka qenë e përfshirë në hartimin e Udhëzimit Administrativ 02/2018 që ka të bëjë me homologimin e veturave.

Kjo letër i është adresuar Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, nga udhëheqësja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Aty, specifikisht përmendet se edhe kompania EuroLab ka qenë pjesëmarrëse në hartimin e këtij udhëzimi, gjë që paraqet konflikt interesi. Kjo për shkakun se kompania EuroLab aktualisht ka monopolin për sa i përket homologimit të veturave të importuara, raporton EkonomiaSot.

COMMENTS

WORDPRESS: 0