Pal Lekaj thotë se AAK-ja do të jetë opozitë e fuqishme

Pal Lekaj thotë se AAK-ja do të jetë opozitë e fuqishme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka komentuar rezultatet e AAK-së në zgjedhjet e 6 tetorit.

Lekaj tha se bazuar në punën e Ramush Haradinajt si kryeministër kanë pritur të marrin më shumë vota.

“Sa i përket procesit zgjedhur ne kemi pritur më shumë. Nuk e kemi marrë atë që e kemi pritur, duke u bazuar në punën e kryeministrit Haradinaj kemi pritur më shumë. Ne 15 deputetët e AAK-së që jemi zgjedhur do të jemi zë i qytetarëve.”, tha Lekaj.

Ai shtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë opozitë e fuqishme e Qeverisë Kurti.

“Marrëveshja e VV-së me LDK-në po shkon me vështirësi. Atë se çka kam dëgjuar lidhur me planprogramet është vështirë e realizueshme sepse Albin Kurti nuk ka përvojë institucionale. Nëse arrihet marrëveshja ne i përgëzojmë, por do të jemi opozitë e fuqishme. Ne nuk do të ndjekim rrugën e PDK-së por do të bashkëpunojmë“, theksoi Lekaj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0