Pakoja ligjore për FSK-në sot në Kuvend

Pakoja ligjore për FSK-në sot në Kuvend

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare me 46 pika të rendit të ditës, e në mesin e tyre edhe shqyrtimi i Projektligjit për FSK-në.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se seanca nis në orën 10:00.

Rendi i ditës është si më poshtë:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës,

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-078 për Ratifikimin e “Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut në kuadër të Projektit të bashkëpunimit zhvillimor, KSV/019: asistencë teknike në kontekstet e integrimit evropian”,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-103 për Ratifikimin e ndryshimit dhe plotësimit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e punës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pagat në sektorin publik,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të agjencive të pavarura,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për zyrtarët publik,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0