Paguajmë edhe për të tjerët, por nuk kemi rrymë as për vete

Paguajmë edhe për të tjerët, por nuk kemi rrymë as për vete

Nga muaji i kaluar vendit i janë kthyer reduktimet e ashpra të energjisë elektrike. Mjaftoi që të binte nga prodhimi një bllok i TC Kosova B, dhe të dilte në pah se të gjitha investimet e shumta, privatizimet e dhimbshme, dhe strategjitë e shtrenjta nuk kanë kryer punë.

Për t’a rënduar gjendjen edhe më tej, komunat veriore të banuara me serbë vazhdojnë të mos paguajnë energjinë elektrike që shpenzojnë. Dhe megjithëse një vendim i gjykatës ia ndalon ZRRE-së që këtë pjesë të energjisë së pa-faturuar ta fusë në çmimin dhe faturat e atyre që paguajnë, është më se e sigurt që ne përsëri do të vazhdojmë ta bartim barrën e atyre komunave. Qoftë përmes faturave të energjisë elektrike, qoftë përmes buxhetit të vendit.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka vendosur të shkojë me alternativën e dytë. Pra energjinë elektrike të shpenzuar në komunat veriore t’a paguajë përmes taksave tona. Si fillim janë ndarë 1 milionë euro, por ky do të jetë vetëm fillimi, sepse përderisa nuk ka qasje në komunat veriore, kjo shumë do të rritet gjatë muajve në vijim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0