Pacolli për dialogun: Do të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Pacolli për dialogun: Do të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

ëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se rezoluta e Kuvendit të Kosovës për dialogun që do të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është lajmi tjetër pozitiv i avancimit të pjekurisë politike dhe shtetërore.

“Republika e Kosovës do ta përmbyllë suksesshëm këtë proces të rëndësishëm, përkundër vështirësive të shumta.Uniteti politik dhe institucional është i domosdoshëm”, tha ai në rrjetin social Facebook.

Më tej ai shtoi se qytetarët janë ata që në fund, nëpërmjet referendumit do t`i japin legjitimitet secilit vendim ,njofton Klan Kosova.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0