Pacienti i 17-të me koronavirus është nga Dumnica, familjar i të kthyerit nga Italia

Pacienti i 17-të me koronavirus është nga Dumnica, familjar i të kthyerit nga Italia

Është konfirmuar personi i 17 i infektuar me virusin korona në Kosovë.

Kjo u bë e ditur në një konferencë para mediave ku kanë folur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

Ramadani ka deklaruar se bëhet fjalë për një familjar të personit të infektuar nga fshati Dumnicë i Komunës së Podujevës.

“Rasti i sodit është rasti i Dumnicës. Familjar i personit të parë që është konfirmuar si pozitiv në këtë fshat”, tha ai.

Ramadani ka deklaruar se në spital momentalisht me gjendje më të vështirë është 77 vjecari nga komuna e Vitisë.

“Në spital është 77 vjecari, dy raste të familjes së njejtë tashmë gjenden në shtëpinë e tyre kanë kushte optimale bashkë me familjarët tjerë, jo me insistimin tonë, ambienti social në shtëpinë e tyre ka qenë shumë më i mirë”, shtoi ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0