Pa votën serbe nuk mund të bashkohet Mitrovica

Pa votën serbe nuk mund të bashkohet Mitrovica

Bashkimi i Komunës së Mitrovicës së jugut me atë të veriut nuk mund të ndodhë pa miratimin e serbëve.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, ndryshimi i kufijve komunalë është legjislacion me interes vital, që kërkon edhe shumicën e votës së deputetëve të komuniteteve pakicë, raporton KTV.

Për nismën e ndërmarrë nga kryetari i jugut, Agim Bahtiri, i mbështetur edhe nga presidenti Hashim Thaçi, nuk kanë pranuar të komentojnë në Qeverinë e Kosovës.

Një qëndrim nëse duhet të ndodhë bashkimi i qytetit të ndarë administrativisht, nuk e kanë përfaqësuesit shqiptarë të komunës së veriut.

Ata kanë thënë se pranojnë çfarëdo vendimi, të cilin e marrin autoritetet qendrore. Për peticionin nuk kanë komentuar as në Zyrën e BE-së, por vetëm kanë thënë se duan të shohin zbatimin e marrëveshjes, e cila mundëson lirinë e lëvizjes në këtë pjesë. Ndërkaq zyrtarë të Listës Serbe janë zotuar se kurrë nuk do ta lejojnë bashkimin e Mitrovicës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0