OShP ka trajtuar mbi 550 ankesa në vitin 2017-të

OShP ka trajtuar mbi 550 ankesa në vitin 2017-të

Në komisionin për Buxhet dhe Financave u shqyrtua Raporti Vjetor i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik për vitin 2017, raporton EkonomiaSot.

Kryetar i bordit të OShP-së, Blerim Dina, ka theksuar se gjatë vitit 2017 janë gjetur 322 shkelje të ligjit nga zyrtarët për të cilat ka dhënë 25 gjoba, shumica e të cilave kurrë nuk paguhen.

“Gjatë shqyrtimit të lëndëve për 553 ankesa të shqyrtuara nga OShP-ja, 281 raste i ka kthyer në rivlerësim dhe ka vërejtë se ka pasë shkelje nga autoritetet kontraktuese, 26 raste flakje të ankesave (kanë qenë të paplotësuara), 16 rastet janë tërhjekë, 18 raste OShP-ja ka lëshu urdhëresa për moszbatim”.

“Janë 322 shkelje të ligjit nga zyrtarët. OShP-ja ka dhënë 25 gjoba”.

Emine Fazliu, nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), tha se OShP-ja ka shpenzuar 89% të buxhetit.

“Planifikimi i buxhetit; buxheti final në raport me fillestar është më i ulët 20 mijë euro, për shkak të heqjes së një granti qeveritar”.

“Realizimi i buxhetit: 292 mijë euro për 89% të buxhetit final, zvogëlim prej vitit paraprak. Në këtë nivel, niveli i ulët i realizimit për paga e mëditje, në fundvit kemi 18 mijë euro buxhet të pashpenzuar pasi që dy zyrtarë janë suspenduar”.

Lumir Abdixhiku, kryetar i komisionit, tha se nëse vendimet e OShP-së nuk përfillen, por vetëm jepen gjobat, a kanë ndonjë kontakt me prokurori për të përfunduar rastet e shkeljeve.

“A keni ndonjë kontakt me prokurori nëse vendimet e juaja nuk përfillen, përveç që shqiptoni gjobat. A është gjyqësori që po vonohet, apo çfarë”, ka thënë Abdixhiku.

Dina ka theksuar se OShP-ja kur shqyrton ankesën lëshon vendim, por nëse ai nuk zbatohet nga autoriteti kontraktues, atëherë dënohet ky i fundit.

“OShP-ja kur shqyrton ankesën, lëshon vendim lidhur me çështjen. Nëse vendimi nuk zbatohet nga autoriteti kontraktues, operatori ekonomik ankohet te na. Nëse nesër nuk zbatohet urdhëresa që i dërgojmë autoritetit kontraktues, ne e dënojmë autoritetin kontraktues, varet prej shkeljeve, atë gjobë e paguajnë dhe ajo gjobë shkon në buxhet të Kosovës dhe jo të OShP-së. Autoritetet kontraktuese zakonisht nuk e pagujnë gjobën”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0