OShP-ja bllokon prodhimin e vulave për zgjedhje, KQZ-ja thotë se s’ka kohë të presë

OShP-ja bllokon prodhimin e vulave për zgjedhje, KQZ-ja thotë se s’ka kohë të presë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës ku Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, ka shpalosur dy probleme të cilat do të vështirësojnë procesin zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Halimi tha se Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ka bllokuar procesin e tenderit për prodhimin e vulave.

Sipas tij, problem duhet të zgjidhet sa më parë pasi që nuk ka kohë të pritet shqyrtimin e ankesave nga ofertuesit e tjerë pasi që KQZ-ja ka shkuar me çmimin më të ulët.

“Një furnizim me vula që është material i rëndësishëm në zgjedhje ne kemi zhvillu një procedurë për tenderimit ka pas një ankesë nga një operator tash është në OShP”.

“… kemi marr kontaktet me OShP-ja ata kanë lëshuar një masë të përkohshme për pezullimin e aktivitetit në këto kushte u kemi shkruar atyre letër kemi kërkuar me u takuar me ta ju kemi shpjeguar për rëndësinë e vulës në proces zgjedhor kanë aplikuar 3 operator ekonomik pasi që janë plotësuar gjitha kriteret sipas dosjes tenderike ne kemi shku çmimin me të ulet që është 14 mijë euro me 29 mijë diferencë ne kemi shku me 14 mijë sepse mendojmë se është e drejtë sepse çmimi i lirë është edhe kriter ligjor”.

“Ata kanë nxjerrë masë të përkohshme dhe ne nuk mundemi me proceduar më tutje sepse për prodhimin e 3 mijë vulave duhet kohë”.

Halimi po ashtu ka quajtur të pafytyrë Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit sepse ata janë duke refuzuar të bashkëpunojnë me KQZ-në dhe kjo do ua vështirësojë punën për publikimin e rezultateve preliminare nga ana e KQZ-së.

“Një problem tjetër ka të bëj me rezultatet preliminare nevojiten të aktivizohen resurset qe shteti ka në dispozicion kemi has në një sjelle të pafytyrë të udhëheqësve të këtij agjencioni që nuk pranojnë takimet, takimet që kemi pas më herët kanë shkaktuar shumë telashe kemi tentuar me pas kontakte me ta por kemi has në një qasje të pafytyrë që ka ky agjencion”.

Anëtari i KQZ-së, Sami Hamiti, ka bërë apel që këto probleme të shqyrtohen sa më shpejtë pasi që nuk ka kohë.

“Bëj apel nga KQZ-ja me shqyrtuar shpejtë sepse jemi në një situatë të keqe”, tha ai.

Hamiti tha se në këtë situatë është dashur të shkohet me procedurën e negocimit e jo menjëherë me ofertë.

Anëtari i KQZ-së, Adnan Rrustemi, tha se ofertuesi nuk i intereson askujt, por se vulat janë të domosdoshme dhe shumë të ndjeshëm.

“Mua nuk më intereson kush zgjidhet, por shtypja e vulave që është material i rëndësishëm dhe i ndjeshëm në zgjedhje e aq më tepër që ka të bëj me rolin që ka vula shumë problematike është për mua kjo”, tha Rrustemi.

“Rasti i dytë është edhe më skandaloz institucionet e agjencitë e kapura politikisht tashmë po e kthejnë borxhin politikisht edhe 10 ditë janë zgjedhjet ne merremi me pengesa formale në mbylljen e komunikimit për detyrat që i kanë”, shtoi ai.

Anëtari tjetër i KQZ-së, Ilir Gashi, tha se këto çështje duhet të zgjidhen me urgjencë gjitha vendimet që merret nga KQZ-ja, raporton EO.

“I bëj ftesë publike sepse zgjedhjet organizimi më i madh që bëhet në vend, nuk ka organizim më të madh se sa zgjedhjet dhe duhet ndihet përgjegjës secili institucion qoftë publik e privat që është në interes të mbarëvajtjes së këtij procesi edhe OPSH-ja duhet të trajtoj me urgjencë gjitha veprimet që i bën KQZ-ja”, tha Gashi.

KQZ-ja në këtë mbledhje ka akredituar edhe 1351 vëzhgues të tjerë duke përfshirë ambasadat, OJQ-të e TV në vendvotime.

COMMENTS

WORDPRESS: 0