Oferta e Kurtit përplas krerët e LDK-së

Oferta e Kurtit përplas krerët e LDK-së

Koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje nuk po shihet me pozitivitet nga të gjithë në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Oferta e fundit e vënë në tavolinë të diskutimit nga Albin Kurti, u bë shkak i përplasjes së nënkryetarëve të LDK-së, Agim Veliut e Vjosa Osmanit, që njihen për raportet e acaruara që një kohë, shkruan Gazeta Express.

Ka një javë që Lëvizja Vetëvendosje i ka përcjellë një ofertë të re LDK-së, me gjasë të fundit që do të qartësojë a do të ndodhë apo jo koalicioni. E njëjta, është dërguar me pak ndryshime në LDK edhe dy ditë më parë, megjithatë nga partia e Isa Mustafës nuk ka pasur ndonjë vendim se a do të pranojnë apo jo.

Detaje se çka përmban ky propozim ka dhënë dje përmes një shkrimi në Facebook, nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi. Ndër të tjerash, duke shpalosur ofertën që rrit numrin e ministrive në 14, ai ka kritikuar LDK-në që në takimin e javës së kaluar kishin thënë se do ta diskutonin në Këshill të Përgjithshëm, e që po vazhdojnë ende të deklarohen se po presin oferta të reja prej LV-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: