OEK-u dhe Klubi i Prodhuesve përkrahin taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës

OEK-u dhe Klubi i Prodhuesve përkrahin taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Klubi i prodhuesve të Kosovës e kanë përkrahur vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës  prej 10 për qind dy shteteve, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kryetari i OEK0ut, Berat Rukiqi, tha se ky takim ka për qëllim përkrahjen e investimeve në prodhimtarinë vendore, të cilat nuk do të jenë vetëm në tregje vendore por edhe ato ndërkombëtare.

“Ky takim po mbahet për formalizmin konkret i cili ka për qëllim përkrahjen e investimeve të prodhimtarisë vendore. Do ketë projekte konkrete që do të tregojnë aftësinë e investitorit privat që të nxisin investime të cilat rezultojnë me produkte cilësore,  të cilat nuk do të jenë vetëm në tregje vendore por edhe ato ndërkombëtare”, ka thënë Rukiqi.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka thënë se interesi kryesor i këtij bashkëpunimi është fuqizimi i prodhimit dhe tërheqja e investitorëve të jashtëm.

“Si Klub i prodhimtarisë, ne OEK-un e shohim si institucion që ka pozitën  e reformume me ligj. Për ne OEK-u është aleat strategjik. Interesi kryesor i këtij bashkëpunimi është fuqizimi i prodhimit dhe tërheqja e investitorëve të jashtëm. Do të bashkëpunojmë drejtë tregjeve të reja të prodhuesve të vendit. Bashkërisht do punojmë të përfitojmë nga ky rrjet, prodhuesit të gjejnë bashkëpunues të denjë për promovimin e produkteve të tyre. Ne do të shkojmë në vende të ndryshme qe ta prezantojmë Kosovën si investitor të prodhimeve të ndryshme, pra ato vendore”, ka thënë Panxha.

Panxha tha se kritika e Brukselit i ka destinuar në adresë të gabuar pasi që këto kritika duhet ti bëjë ndaj Serbisë pasi siç tha ai bënë shkelje të CEFTAS.

“Vlen edhe diçka për t’u përmendur, ne nuk mund të krijojmë vende të punës sepse nuk kemi buxhet si Qeveria e Kosovës, por mund të rrisim numrin e investitorëve si dhe rritjen e prodhimit në vend, kjo diçka që i sjell shumë përfitime vendit tonë”, ka thënë tutje Panxha.

Kryetari i OEK, Berat Rukiqi, përshëndeti vendimin e Qeverisë për vendosjen e masave mbrojtëse për produktet e importuara nga Republika e Serbisë dhe nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Janë disa çështje të cilat me dinamikë jo të pritur ia kanë kthyer vëmendjen ekonomisë, pasi Kosova ka qenë e ngarkuar me tema të cilësisë vetëm politike. Është krijuar një presion nga strukturat e caktuara që të rriten pagat, pra  ne duhet të kalojmë nga varësia e konsumit në rritje ekonomike. Ne kemi rritje stabile në kuptim të një norme që na përcjell, por kjo nuk po gjeneron edhe normë në të njëjtën kohë. Dje ,Qeveria ka marrë vendim të cilin e kemi përkrahë në kuptim të interesit shtetëror dhe besoj që edhe sektori privat do të orientohet në këtë drejtim”, ka thënë Rukiqi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0