OEK: Reagim ndaj “Pseudopatriotizmit” të grupeve të margjinalizuara të interesi

OEK: Reagim ndaj “Pseudopatriotizmit” të grupeve të margjinalizuara të interesi

Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar pas një thirrje që Klubi i Prodhuesve të Kosovës u ka bërë bizneseve që ta bojkotojnë Panairin “Prishtina 2018” që fillon nesër.

“Në vazhdën e sulmeve të OJQ-së që pretendon që përfaqëson prodhuesit e vendit, ndaj Odës Ekonomike të Kosovës, sot ishte një ftesë e paprecedentë për bojkot të Panairit më të rëndësishëm që organizohet në vendin tonë, për shumë vite me radhë, nga Oda Ekonomike e Kosovës”, thuhet në reagimin e Odës.

Sipas reagimit të OEK “kjo OJQ, ose më mirë të themi, një pjesë e kësaj OJQ-je, dezinformon në mënyrë të papërgjegjshme, duke pretenduar që taksat e tatimpaguesve të vendit tonë po përdoren për promovim të produkteve serbe dhe që kompanitë prodhuese kosovare, nuk kanë pasur as ftesë për pjesëmarrje në këtë Panair. Këto dy fakte të fabrikuara dëshmojnë qartë, që ftesa për bojkot është një tendencë për promovim të një patriotizmi të rrejshëm, siç është bërë modë në këtë vend, pasi që është shumë e qartë që pjesëmarrjen e ndërmarrjeve serbe e subvencionon Oda Ekonomike e Serbisë, ndërsa ftesën për pjesëmarrje e kanë pranuar rreth 16,000 anëtarë të Odës ekonomike të Kosovës”.

“Pjesa dërmuese e tyre, posedojnë edhe dokumente udhëtimi dhe targa nga shteti serb dhe në Kosovë, ndërsa promovojnë kauza të mbrojtjes së prodhimit vendor dhe bëjnë aktivitete të cilat çdo ditë i dëmtojnë raportet ekonomike të Kosovës, sidomos me Shqipërinë”, thuhet në reagim.

OEK fton opinionin publik dhe ndërmarrjet anëtare të Odës të përkrahin rrugën integruese të vendit tonë, përfshirë edhe ndërtimin e partneritetit ndërshtetëror, rajonal dhe ndërkombëtar, që mundëson promovim të vlerave ekonomike të vendit dhe rritje të aftësisë konkurruese dhe eksporteve të prodhimeve “Made in Kosova”.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0