OEK: 10 vjet shtet, ekonomia e vendit përballet me sfida të shumta

OEK: 10 vjet shtet, ekonomia e vendit përballet me sfida të shumta

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka prezantuar indikatorët kyç ekonomikë në periudhën 10-vjeçare të pavarësisë. Aty u tha se pas 10 vjetësh të shtet-ndërtimit ekonomia e Kosovës është përcjellur me sfida të shumta: rritja e paqëndrueshme ekonomike, papunësia, mungesa e investimeve të huaja direkte, mungesa e funksionimit të ligjit si dhe jostabiliteti politik.

Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike, tha se ky 10-vjetor ka përcjellur ekonominë e Kosovës me sfida te ndryshme .“Është dekadë që ekonomia është përcjellur me sfida. Duke pasur parasysh se kemi pasur një konkurrent të madh siç është Serbia, aktivitetet ekonomike janë ngadalësuar. Prioritetet që i hapin rrugë zhvillimit të ekonomisë së janë , mbështetja e sektorit privat, modernizimi i sistemit arsimor, Shqetësimi më i madh nuk është termi korrupsion por, kapja e shtetit që ndikon në dëmtimin e imazhit të vendit demotivimin e investitorëve të huaja gjithashtu mospërfshirja e diasporës në zhvillimin e vendit

Gërxhaliu tha se se blerja e prodhimeve vendore është patriotizëm modern që i duhet Kosovës.“Duhet të pranohet që nëse në këtë 10-vjetor meriton dikush ti përkulet është diaspora të cilët i kam quajtur ambasadorët tanë. Sfidat janë të shumta por po fillon një dekadë për ngritjen e prosperitetit dhe miqësisë me miqtë ndërkombëtar딓Ne jemi për bashkëpunimin me Shqipërinë. Vet fakti që në Shqipëri ka aq shumë korrupsion dhe burokraci në portin e Durrësit e dëshmon se në Shqipëri dhe Kosovë flitet për unifik dhe nuk bëhet. Flitet kinse po eliminohen barrierat por asgjë nuk bëhet”, tha ai.

Ai shprehu besimin që Kosova po hynë në një dekadë të re të zhvillimit.

Berat Rukiqi hulumtues në OEK prezantoi të gjeturat e hulumtimit “Një dekadë me prodhime të huaja: Koha për dekadën e prodhimeve vendore” të arriturat dhe shqetësimet ekonomike për 10 vitet e fundit.
“Kosova ka shënuar trend pozitiv pozitiv sa i përket rritjes ekonomike. Jo-stabiliteti politik viteve të fundit ka ndikuar negativisht në rritjen ekonomike. Papunësia mbetet pjesa më kronike e ekonomisë në vitet e fundit. Papunësia është në nivelin 30.2% dhe çdo moment rrezikon stabilitetin social të vendit. Pjesa më e madhe e të papunëve janë të rinjtë që përbëjnë 60% të papunëve. Shohim një trend pozitiv edhe tek ulja e varfërisë ku në vitet e ardhshme pritet që të mos ketë varfëri të skajshme.

Nëse krahasojmë me importin trendët e eksporteve janë 250 milion dhe kjo mbetet ende shifër e vogël sa i përket mundësisë së uljes disbalancit tregtar”.

Ai tha se problem kryesor mbeten investimet huaja.“Investimet e huaja kanë shënuar trend negativ. Nëse ka diçka që duhet të trajtohet me shqetësim në këto 10 vite janë investimet e huaja. Sfida më e madhe është sundimi i ligjit, është koha që bizneset të mos vrapojnë nëpër gjykata, kjo nuk është problem vetëm për ekonominë por edhe për politikën”,tha ai.

Oda ekonomike përshëndet marrëveshjen e arritur për Demarkacionin me Malin E Zi.

OEK uron të gjithë qytetarët 10 vjetorin e Pavarsisë së shtetit!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0