Odat Ekonomike të Ballkanit Perëndimor ofrojnë informata për investitorët e mundshëm në Samitin e Londrës

Odat Ekonomike të Ballkanit Perëndimor ofrojnë informata për investitorët e mundshëm në Samitin e Londrës

Pëfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), sëbashku me pesë Odat Ekonomike të vendeve të Ballkanit Perendimor po marrin pjesë në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor në Londër të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

Odat Ekonomike të Ballkanit Perendimor kanë lansuar një projekt të përbashkët, i cili ofron informata për investitorët e huaj që janë të interesuar të sjellin investime e tyre.

Ky është projekti i parë pas formimit të ”Chambers Investment Forum”, i cili promovon sektorin privat në nivel rajonal si dhe në procesin e integrimit të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Evropian.

Lansimi i platformës Regional Investment Platform (investinsee.com), është bërë me financim nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh). Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i OEK-ut, Berat Rukiqi përmes një postimi në rrjetein social Facebook. EkonomiaSot.com

Statusi i plotë:

 

Sot ne Samitin e EBRD-se per Ballkanin Perendimor, bashke me 5 Odat Ekonomike nga vendet tjera te Ballkanit Perendimor, e lansuam Regional Investment Platform (investinsee.com), nje One Stop Shop me informata per investitoret e huaj te interesuar per investime ne rajon, perfshire edhe Kosoven. Platforma eshte financuar nga EBRD dhe eshte produkt i pare nga Chambers Investment Forum, organizate e sapothemeluar dhe me e rendesishmja per promovimin e sektorit privat ne nivel rajonal si dhe ne procesin e integrimit ne BE. Me plot bindje e them, qe platforma e sapolansuar ka informatat me cilesore dhe me permbajtesore per mundesite e investimeve ne Kosove. Ju lus ta ndani me partneret/bashkepunetoret e juaj brenda dhe jashte vendi, por edhe te na dergoni feedback per permiresimet e mundshme ne te.

COMMENTS

WORDPRESS: 0