OBSh-ja thotë se ka të dhëna pozitive nga testimi i ilaçeve kundër Covid-19

OBSh-ja thotë se ka të dhëna pozitive nga testimi i ilaçeve kundër Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se disa lloje të trajtimeve duket se po e kufizojnë ashpërsinë ose kohëzgjatjen e sëmundjes Covid-19 dhe se është duke u përqendruar për të mësuar më shumë rreth katër apo pesë ilaçeve më premtuese.

Institucioni me seli në Gjenevë të Zvicrës është duke i prirë një nisme globale për zhvillimin e ilaçeve efektive dhe të sigurta, testeve dhe vaksinave për ta parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar koronavirusin.

“I kemi disa trajtime që në fazën shumë të hershme të studimeve duket se e kufizojnë ashpërsinë ose kohëzgjatjen e sëmundjes, por nuk kemi asgjë që mund ta vrasë ose ta ndalë virusin”, tha zëdhënësja e OBSh-së, Margaret Harris.

“Ne kemi të dhëna që mund të jetë pozitive, por kemi nevojë të shohim më shumë të dhëna për të qenë 100 për qind të sigurt që ta përzgjedhim një trajtim para një tjetri”, shtoi ajo.

Megjithatë, ajo e bëri një paralajmërim rreth pritjeve për zbulimin e një vaksine, duke thënë se koronaviruset në përgjithësi janë viruse shumë të ndërlikuara, për të cilat është vështirë të prodhohen vaksina.

Më shumë se 100 vaksina janë në procesin e zhvillimit, përfshirë disa që tashmë kanë hyrë në fazën e testimit klinik.

Në prill, kjo organizatë tha se zbulimi i një vaksine kundër Covid-19 do të zgjaste së paku 12 muaj, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0