Obiliq, e shtyjnë autoambulancën për t’u ndezur

Obiliq, e shtyjnë autoambulancën për t’u ndezur

Moti i ftohtë e me borë që po mbretëron ditëve të fundit në Kosovë ka shkaktuar telashe të ndryshme

Me një problem të madh janë përballur sot edhe punonjësit e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq.

Një qytetar ka dërguar një video, në të cilën shihen punonjës të QKMF-së duke e shtyrë autoambulancën e kësaj Qendre.

Ata po e shtyjnë në përpjekje që autoambulanca të ndizej në mënyrë që të kryenin detyrat e tyre të përditshme.

Nuk dihet nëse automjeti kishte ndonjë prishje apo moti i ftohtë ia ka dëmtuar baterinë./kallxo.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0