Numërohen votat e diasporës, prin VV me 1154 vota, e pasuar LDK e PDK

Numërohen votat e diasporës, prin VV me 1154 vota, e pasuar LDK e PDK

Në QNR ka përfunduar numërimi i votave të mbetura të diasporës për të cilat sot Gjykata Supreme vendosi në favor të VV-së që të numërohen, ndonëse më parë ishin vlerësuar si të parregullta nga KQZ-ja.

Nga 2039 vota të pranuar për t’u numëruar, të vlefshme kanë qenë 1992, dhe nga to Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 1154 vota, e pasuar nga LDK-ja me 395, PDK-ja me 276, koalicioni AAK-PSD me 79 ndërsa koalicioni NISMA-AKR-PD ka marrë vetëm 26 vota.

COMMENTS

WORDPRESS: 0