Nuk e keni vërejtur këtë detaj nga takimi i Agim Bahtirit me PDK-në

Nuk e keni vërejtur këtë detaj nga takimi i Agim Bahtirit me PDK-në

Fotot e publikuara nga një ndejë e krerëve të PDK-së në të cilat shihet edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, bënë bujë të madhe në rrjetet sociale. Kjo për arsyen se është pikërisht Bahtiri ai i cili kishte rrëzuar nga froni i Mitrovicës këtë subjekt politik.

Mirëpo sado që ky mund të jetë një lajm interesant, me siguri ju ka ikur një detaj poaq i rëndësishëm.

Shikoni me kujdes fotot më poshtë dhe gjeni dallimin (Këshillë: shikoni kush qëndron ulur në mes të Enver Hoxhajt dhe Hajredin Kuçit).

Pra në foton e parë, në mes të dy zyrtarëve të veshur me ngjyrë të kaltër shihet Presidenti Hashim Thaçi, dikur kryetar i PDK-së, kurse në foton e dytë në po të njëjtin vend është kryetari aktual i PDK-së, Kadri Veseli.

Kushtetuta e parasheh që Presidenti i vendit të jetë person që nuk i përket asnjë subjekti politik, mirëpo nga ajo që shihet në këto foto, Thaçi vazhdon të mbajë edhe më tutje postin e kryetarit të PDK-së, jo-zyrtarisht. /EkonomiaSot

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0