Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka porositur qytetarët që të mendohen mirë para se t’i japin dikujt votën e tyre.
Sipas tij, vlera e një vote është shumë më e shtrenjt se sa vlera e asaj që dikush provon ta blejë nga ta.
Ai ka thënë se një votë ka vlerën prej 13.506 euro.
Murati gjithashtu thotë se secila votë e përcakton se kujt do t’i jepet përgjegjësia të menaxhojë buxhetin e shtetit.
“Është Lëvizja Vetëvendosje ajo që kërkon votën tuaj, ashtu që këto para të ri-shpërndahen tek ju – votuesit dhe taksapaguesit e këtij vendi”, tha ai.
Statusi i plotë i Muratit në “Facebook”
Sa vlen një votë?
Vlera e një vote të vetme është hiç më pak se 13,506 euro.
Secila votë e jona, e përcakton se kujt do t’i ipet përgjegjësia për të menaxhuar me buxhetin e shtetit dhe ndërmarrjet publike për 4 vitet e ardhshme.
Rreth 770 mijë vota e vendosin se kush do të menaxhojë me 10.4 miliardë euro në mandatin e ardhshëm.
Të tjerët kërkojnë që t’ua shisni votën për 20 euro, sepse diferencën duan ta vjedhin për vete.
Lëvizja Vetëvendosje e kërkon votën tuaj, ashtu që këto para të ri-shpërndahen tek ju – votuesit dhe taksapaguesit e këtij vendi.
Mbajeni në mend këtë gjë deri me 6 tetor!
COMMENTS