Një polic i plagosur rëndë dërgohet në QKUK

Një polic i plagosur rëndë dërgohet në QKUK

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është plagosur me armë zjarri sot në fshatin Brestovik të Pejës. Pas tretmanit në spitalin Rajonal të Pejës, për shkak të gjendjes së rëndë viktima është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur sot rreth orës 09:45. “Policia me të marrë informacionin ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes në shtëpinë e viktimës ne fsh. Brestovik, ku sipas familjarëve rasti ka ndodhur ne një aneks të shtëpisë së viktimës”, ka njoftuar policia.

Vendit të ngjarjes iu është përgjigjur Drejtori Rajonal i Policisë- Pejë, Zv-drejtori Rajonal, Kryeprokurori i Prokurorisë themelore në Pejë, Njësiti i Hetimeve Rajonale, Njësiti i Krimeve të Rënda nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), të cilët janë duke i kryer hetimet në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe hetuesit kompetent në këtë rast, meqë viktima është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Me shikimin e vendit të ngjarjes ka udhëhequr Kryeprokurori i Prokurorisë themelore në Pejë

COMMENTS

WORDPRESS: 0