Një parti e Serbisë angazhohet për “ngrirje të konfliktit” me Kosovën

Një parti e Serbisë angazhohet për “ngrirje të konfliktit” me Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) Milosh Jovanoviq mendon se për Serbinë “konflikti i ngrirë tash për tash është “e vetmja “zgjidhje e mundshme” e problemit të Kosovës.

Ai përmes një kumtese që e ka publikuar FoNet, ka sqaruar se kjo është situatë në të cilën nuk ka konflikt të armatosur por nuk ka as zgjidhje politike,transmeton Koha.net.

Jovanoviq i ka quajtur kapitulluese deklaratat e kryetari të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe sipas tij “po paguhet çmimi i politikës katastrofale të zgjidhjes së çështjes së Kosovës që nga viti 2004 deri në vitin 2008 ndërsa ka shtuar se “territori është kot nëse nuk ka kush të jetojë atje”.

Sipas qëndrimit të Jovanoviqit, pushteti aktual po e zbaton planin e Ahtisaarit dhe në mënyrë të papërgjegjshme e ndërlidh çështjen e Kosovës me depopullzimin e Serbisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0