Një muaj paraburgim për Kadri Shalën, të cilit i shkuan 2 milionë në llogari bankare

Një muaj paraburgim për Kadri Shalën, të cilit i shkuan 2 milionë në llogari bankare

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.SH., për shkak të veprës penale “Shpëlarje e parave”, nga neni 302 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale të pastrimit të parave nga neni 56 i Ligjit nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit K.SH. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, duke filluar prej datës 26 tetor 2020 gjer me datë 25 nëntor 2020.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit është e bazuar dhe paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 187 par. 1 nen par. 1 dhe 2 pika 1.2.2 dhe pika 1.2.3 të KPP-së.

Të pandehurit K.SH. i është caktuar masa e paraburgimit, pasi që i njëjti mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë, mund të pengojë rrjedhjen e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë dhe bashkëpjesëmarrës tjerë, andaj caktimi i masës së paraburgimit për të pandehurin K.SH. është masë adekuate për sigurimin e pranisë së tij në procedurë penale.

I pandehuri K.SH. dyshohet se së bashku me të pandehurin L.G. në bashkëkryerje kanë kryer veprën penaleKeqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 414. Par.2 dhe 3 pika 3.4 në lidhje me paragrafin 1 të KPRK-së, Shpërlarja e parave nga neni 302 të KPRK-së, lidhur me veprën penale  e Pastrimit të parave nga neni 56 i Ligjit nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, ndërlidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.

Palët kanë të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0