Reduktimet e rrymës po e sabotojnë prodhimin vendor, thotë prodhuesi

Reduktimet e rrymës po e sabotojnë prodhimin vendor, thotë prodhuesi

Ndërprerjet e shpeshta dhe pa paralajmërim të energjisë elektrike ​po i dëmtojnë bizneset vendore, thuhet në një reagim të kompanisë Frutex. Për këtë çështje kompania është ankuar se ka investuar në blerjen e pajisjeve për stabizilim të rrymës. Si dhe ka bërë thirrje te Qeveria që të merren parasysh, sidomos në këtë kohë kur është vendosur taksa ndaj produkteve serbe dhe nevojitet mbështetja e atyre vendoreve.

“Për shkak të reduktimeve të mëdhja të energjisë elektrike, kompania FRUTEX është duke pësuar humbje dhe dëme te jashtëzakonisht të mëdhaja”, thuhet në reagimin e kësaj kompanie.

Aty përmendet se kompania FRUTEX, për 11 muaj ka pagua 159,010.55 € dhe borxhi ndaj KESCO-it është ZERO.

“Për shkak të energjisë jo stabile dhe të pamjaftueshme kompania FRUTEX ka paguar shuma jashtëzakonisht të medha për blerje të paisjeve për stabilizim të tensionit dhe për servisim të paisjeve të demtuara si pasoj e nderprerjeve të shpeshta të rrymes dhe furnizim jo stabil të rrymës.

Në kohën kur është vendosur taksa 100 % për produktet serbe, dhe përkrahja më prodhuesit vendor duhet të jetë 100 %, KESCO ka bërë një sabotazh totale, me qëllim a pa qëllim, duke bërë reduktime të energjisë elektrike të pa planifikuar me orë të tëra, e cila ndikon direkt në rritjen e cilësisë dhe sasisë në prodhimin e produkteve vendore dhe duke shkaktuar dëme shumë të kushtueshme dhe të pa përballueshme për biznesin.

I bëjmë thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji, Qeverisë dhe institucioneve të tjera të marrin masa të menjëhershme ndaj KESCO si përgjegjës për ndërprerjet e paligjshme të furnizimit me energji elektrike”, përfundon reagimi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0