Një burrë nga Skenderaj gjendet i vdekur në bunar

Një burrë nga Skenderaj gjendet i vdekur në bunar

Një burrë nga Fshati Makërrmal i Skënderajt është gjetur sot pa shenja jete në bunarin e shtëpisë së tij, shkruan Gazeta Express

Rastin për Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Mund të ju konfirmoj se është gjetur pa shenja jete në bunarin e shtëpisë së tij një burrë i moshës afro 82-vjeçare. Rasti është lajmëruar nga familjarët e tij. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq Zahiti ka treguar se rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”/

COMMENTS

WORDPRESS: 0