Niveli i lartë i papunësisë mund të rrezikoj stabilitetin social të vendit

Niveli i lartë i papunësisë mund të rrezikoj stabilitetin social të vendit

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në 10 vjetorin Pavarësisë së Kosovës ka prezantuar indikatorët kyç ekonomikë në periudhën 10-vjeçare të pavarësisë. Aty u tha se pas 10 vjetësh të shtet-ndërtimit ekonomia e Kosovës është përcjellur me sfida të shumta siq janë :rritja e paqëndrueshme ekonomike, papunësia, mungesa e investimeve të huaja direkte, mungesa e funksionimit të ligjit si dhe jostabiliteti politik.

Gjatë prezantimit të gjeturave të hulumtimit “Një dekadë me prodhime të huaja: Koha për dekadën e prodhimeve vendore” të arriturat dhe shqetësimet ekonomike për 10 vitet e fundit, u tha se niveli i lartë i papunësisë në cdo moment mund të rrezikoj stabilitetin social të vendit
“Kosova ka shënuar trend pozitiv pozitiv sa i përket rritjes ekonomike. Jo-stabiliteti politik viteve të fundit ka ndikuar negativisht në rritjen ekonomike. Papunësia mbetet pjesa më kronike e ekonomisë në vitet e fundit. Papunësia është në nivelin 30.2% dhe çdo moment rrezikon stabilitetin social të vendit. Pjesa më e madhe e të papunëve janë të rinjtë që përbëjnë 60% të papunëve. Shohim një trend pozitiv edhe tek ulja e varfërisë ku në vitet e ardhshme pritet që të mos ketë varfëri të skajshme” tha Berat Rukiqi hulumtues në oek.

Nëse krahasojmë me importin trendët e eksporteve janë 250 milion dhe kjo mbetet ende shifër e vogël sa i përket mundësisë së uljes disbalancit tregtar” tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0