Nismë ligjore për t’i lënë pa punë ish-funksionarët jugosllavë

Nismë ligjore për t’i lënë pa punë ish-funksionarët jugosllavë

Do të mbeten pa punë shumë ish-funksionarë jugosllavë, përfshirë gjyqtarë e prokurorë, në rast se miratohet një nismë ligjore e iniciuar prej muajsh nga disa deputetë të subjekteve në pushtet dhe të atyre në opozitë.

Një projektligj që ndodhet në procedurë shqyrtimi në Kuvend kërkon hetim mbi të kaluarën komuniste të zyrtarëve publikë, që nga presidenti i shtetit e deri tek drejtorët e shkollave, shkruan Koha Ditore.

Projektligji për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë të institucioneve publike dhe të të zgjedhurve ka 30 nene dhe, sipas iniciuesve, përmbajtja e tij është në frymën e Rezolutës 1481 të Këshillit të Evropës.

Me të synohet të trajtohet e kaluara e shoqërisë në sistemin komunist jugosllav dhe që aktorët e atij sistemi t’i kufizojë në marrjen e përgjegjësive në institucionet publike. Krahas kësaj, edhe që t’i “rehabilitojë moralisht” të gjithë ata që për shkak të bindjeve të tyre politike kanë vuajtur nga padrejtësitë e bëra nga ai sistem…

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0