NISMA shkarkon Bajram Hasanin e MTI, i cili pak orë më parë u shpall ministri më i suksesshëm

NISMA shkarkon Bajram Hasanin e MTI, i cili pak orë më parë u shpall ministri më i suksesshëm

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani është liruar nga detyra.

Këtë vendim e ka marrë Qeveria e Kosovës me kërkesën e Nismës Socialdemokrate. Në vend të Hasani është emëruar si ushtruese e detyrës zv/ministrja e kësaj ministrie që vjen nga Nisma, Arbresha Krasniqi.

Veç MTI-së, partia e Fatmir Limajt udhëheq edhe Ministrinë e Arsimit dhe atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Pak orë më parë u publikua lajmi se Rrjeti i Organizatave Avonet e kishte shpallur Minstrin Hasani ndër tre ministrat më të suksesshëm të kësaj Qeverie, bazuar në një anketë që kjo e organizatë kishte bërë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0