Nisin homazhet për Arian Dacin, shteti nderon ish-zëvendës ministrin

Nisin homazhet për Arian Dacin, shteti nderon ish-zëvendës ministrin

Në hollin e Kuvendit të Kosovës kanë filluar homazhet pranë arkivolit të zv.ministrit të Diasporës, Arian Dacit

Në homazhe po qëndrojnë familjarët e Dacit, babai Nexhat Daci, nëna, motrat, bashkëshortja si dhe familjarë të tjerë.Deri më tani, homazhe për Dacin kanë bërë Kryeministri Ramush Haradinaj, zv.kryeministri Enver Hoxhaj, deputeti i LDK’së Sabri Hamiti, ish-deputetja e LDK’së Melihate Tërmkolli e dhjetra qytetarë.

Arian Daci, 40 vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimit atje.

Ariani ishte i apasionuar pas skijimit derisa ishte pjesë e organizimeve të tilla në këtë fushë. Daci ishte Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike derisa pas vetes ka lënë dy fëmijë.

Bashkë me Arianin në Brezovicë me rastin e aksidentit ishte me Ardian Bakallin, i cili ka shpëtuar. Për shkak të hetimeve që po zhvillohen në Brezovicë, për dy ditë, është mbyllur pista e skijimit.

Pas homazheve në hollin e Kuvendit, në ora 12:00 në Teatrin Kombëtar do të mbahet Mbledhje Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Dacit.

Ndërkohë, ish-zëvendësministri i Diasporës, varroset sot në orën 13 në lagjen Arbëria, në Prishtinë, me nderime shtetërore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0