Nis takimi Haradinaj – Palmer

Nis takimi Haradinaj – Palmer

Zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, njëherësh Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Ai, me këtë rast, do të flasë para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Palmer do të takohet edhe me liderë të shtetit, derisa momentalisht është paraparë takimi me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Takimi do të mbahet në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ku tashmë ka arritur Haradinaj.

Po ashtu, Palmer pritet që sot në mesditë të takojë edhe presidentin Hashim Thaçi. Lajmi është bërë i ditur nga Kabineti i Presidentit, sipas të cilit takimi do të mbahet në orën 13.30.

Ndryshe, vizita e Palmerit në Kosovë ishte paralajmëruar më herët, por nuk ishte caktuar data e vizitës.

Para ardhjes në Kosovë, Palmeri qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, kohë më parë u emërua si Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

COMMENTS

WORDPRESS: 0