Nis nënshkrimi i peticionit për mbylljen e kopshtit ku u ushtrua dhunë ndaj një fëmije

Nis nënshkrimi i peticionit për mbylljen e kopshtit ku u ushtrua dhunë ndaj një fëmije

Një video ku shihet një edukatore e kopshtrit “Cambridge Kids” në Prishtinë, duke keqtrajtuar një fëmijë 2-vjeçar, ka tronditur vendin, pasditen e së martës. Edukatorja e cila ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës është përjashtuar nga puna dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërkaq qytetarët kanë nisur nënshkrimin e një peticioni online për mbylljen e kopshtit, shkruan Express

U publikua fillimisht një video ku shihet një edukatore duke ushtruar dhunë ndaj një fëmije 2-vjeçar derisa ishte në kopsht, e më pas edhe një tjetër.

Këto dy video kanë shqetësuar qytetarët e Prishtinës të cilët kanë reaguar nëpër rrjete sociale.

Ata kanë nisur nënshkrimin e një peticioni online, përmes së cilit po kërkojnë të mbyllet kopshti I fëmijëve “Cambridge Kids” në kryeqytet.

“Ky peticion me nënshkrimet tuaja të bëhet nismë që të mbyllet kopshti ‘Cambridge kids’, deri sa të merren të gjitha masat e nevojshme ligjore për gjykimin e këtyre rasteve, si dhe të rishikohen rastet e tjera potenciale të dhunës kundër fëmijëve brenda këtij kopshti!”, shkruan në faqen online ku është hapur peticioni.

Ndërkaq gjatë së martës ka reaguar edhe kopshti në të cilin ka ndodhur rast. “Cambridge Kids” përmes një deklarate kanë thënë se është larguar nga puna edukatorja e cila ka ushtruar dhunë mbi fëmijën.

E gjatë ditës së djeshme, rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Me datën 10 shkurt 2020 në stacionin policor jugu ne Prishtinë është iniciuar një rast Keqtrajtim i femijës. Në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti./GazetaExpress/

COMMENTS

WORDPRESS: 0