Nis festa e pavarësisë

Nis festa e pavarësisë

Ndonëse komunat e Kosovës kanë nisur dje ditët festive të pavarësisë, niveli qendror sot zyrtarisht nis festën e 11 vjetorit të pavarësisë.

Sipas agjendës zyrtare, aktivitetet do të fillojnë me datën 16 shkurt për të vazhduar deri me datën 17 shkurt.Ndër manifestimet kryesore për shënimin e 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë do të përfshijnë nisjen e Deklaratës së Pavarësisë nga objekti i Qeverisë në 7 qendrat kryesore të Kosovës, vendosjen e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë”, në sheshin Skënderbeu, hapjen e panairit të produkteve vendore dhe vendosja e flamurit shtetëror në rrethet kryesore të kryeqytetit.

Kjo është agjenda zyrtare: E shtunë, 16 shkurt 201909:00

Deklarata e Pavarësisë

Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së KosovësPrishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, FerizajE diel, 17 shkurt 201908:00- 08:30Mbledhja festive e QeverisëVendi: Objekti i Qeverisë

08:30 – 08:45 Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së KosovësTë pranishëm liderët shtetërorVendi: Oborri i Qeverisë

08:45 – 09:00Vendosje kurorash tek shtatorja e ish PresidentitDr. Ibrahim RugovaNga liderët shtetëror Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”

09:40 – 09:50Vendosja e kurorave në kompleksin “Adem Jashari” në PrekazNga liderët shtetëror

10:45 – 11:30Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së KosovësVendi: Objekti i Kuvendit

12:20 – 13:00Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së KosovësPrej Sheshit “Nënë Tereza” deri te Sheshi “Ibrahim Rugova”

13:00 – 14:00Koktej rasti për të gjithë të ftuarit në Parakalimin e Trupave të FSKVendi: Sëiss Diamond Hotel

19:30Pritja shtetërore për të gjithë të ftuarit (PA MEDIA)Pritja shtetërore nën përkujdesjen Kryeministrit të Republikës së Kosovës Sh.T. Ramush HARADINAJVendi: “VENUS” Hotel

COMMENTS

WORDPRESS: 0