Nga sot s’ka Lojëra të Fatit në Kosovë

Nga sot s’ka Lojëra të Fatit në Kosovë

Nga sot ka hyrë në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit,.

Ditë më parë Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) kishte njoftuar se për nisjen e revokimit të të gjitha licencave të subjekteve që merren me organizimin e Lojërave të Fatit.

“Ky revokim i licencave hynë në fuqi nga me 10 maj dhe çdo ushtrim i aktivitetit të lojërave të fatit pas kësaj date do të konsiderohet aktivitet i kundërligjshëm, kështu që institucionet e zbatimit të ligjit sipas nevojës do të veprojnë sipas detyrës zyrtare”, thuhet në komunikatë të ATK-së.

Administrata Tatimore e Kosovës i inkurajon të gjitha subjektet ekonomike dhe qytetaret, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura në respektim të dispozitave të Ligjit të ri Nr. 06/L-155, për Ndalimin e Lojërave të Fatit, pa pasur nevojë që të bëhen subjekt i masave të institucioneve të shtetit që janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit.

ATK-ja thotë se kur Ligji aktual mbi Lojërat e Fatit, me datë 10 maj 2019 shfuqizohet, me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Ndalimin e Lojërave të Fatit, atëherë, “pas kësaj date Administrata Tatimore nuk ka autoritet për të miratuar rregulla të lojërave shpërblyese dhe zyrtarët e saj nuk do të jenë pjesëmarrës në çfarëdo cilësie në ngjarjet e tilla, që mund të organizohen në të ardhmen”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0