Nga sot Ministria e FSK-së është Ministria e Mbrojtjes së Kosovës

Nga sot Ministria e FSK-së është Ministria e Mbrojtjes së Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës është votuar në lexim të dytë Projektligjin për transformimin e Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes, raporton Gazeta Express.
Me 106 vota pro dhe asnjë kundër dhe një abstenim është votuar Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes.

Ky është Projektligji i parë nga pakoja e projektligjeve që e bëjnë Kosovën me ushtri.

Tri projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri kanë kaluar në lexim të parë në Kuvend gjatë muajit tetor.

Ndërsa sot ato u votuan me rekomandimet shtesë nga Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri.

Në këtë Projektligj janë prezantuar 11 amendamente, të cilat janë votuar secili veçmas në Kuvend.

Deputetët e Kuvendit sot po e votojnë përfundimisht krijimin e ushtrisë sipas ligjit, në pamundësi që transformimi i forcave të sigurisë të bëhet me ndryshime kushtetuese. Kjo sepse përfaqësuesit serbë në Kuvend kundërshtojnë kategorikisht formimin e ushtrisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0