Nga nesër, qytetarëve u ndryshon koha e lëvizjes

Nga nesër, qytetarëve u ndryshon koha e lëvizjes

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se nga nesër qytetarëve u ndryshon koha e lëvizjes, bazuar në vendimin e fundit, që atyre u lejon të kryejnë shërbime të ndryshme për 90 minuta gjatë ditës.

Kohën e lëvizjes, qytetarët e bazojnë në numrin e parafundit personal dhe MSH-ja ka nxjerr tabelën e re e cila do të vlejë deri më 20 prill.

Sipas MSH-së, kjo tabelë do të ndryshojë kryesisht çdo 3-4 ditë. 

Masat janë marrë për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0