Nga 170 euro për dy muajt në vijim do të kompensohen punëtorët e sektorit privat

Nga 170 euro për dy muajt në vijim do të kompensohen punëtorët e sektorit privat

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, në një konferencë për medie ka prezantuar një pako për emergjencë fiskale për shkak të koronavirusit

Ai ka thënë se në kuadër të pakos së masave emergjente që ka përgatitur kjo ministri do të alokohen 41 milionë euro për pagat në sektorin privat.

“Mbulimin e shpenzimeve për paga për ata që janë afektuar në masën e pagës minimale prej 170 euro për dy muaj në vijim, maksimumi i mjeteve të alokuara në këtë masë janë 41 milionë euro. Subvencionimin e qirasë deri në maksimumin e masës deri në 50 për qind për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për dy muajt e ardhshëm. Për punëtorët e ndikuar nga pika 1, që marrin atë pagën shtesë nga qeveria prej 170, qeveria merr përsipër edhe mbulimin e kontributeve pensionale për dy muajt e ardhshëm”, ka thënë Bislimi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0